Lajme — October 21, 2017 at 5:35 pm

Sulm në Mynih të Gjermanisë, ka të lënduar

Një person me thikë i paidentifikuar ka sulmuar dhe plagosur disa njerëz në qendër të Mynihut, raportoi policia lokale, duke shtuar se autori i krimit është ende i lirë.

Policia vendore u tha banorëve të mos largoheshin nga shtëpitë e tyre. I dyshuari është përshkruar si një njeri në të 40-at, raporton “Russia Today”, transmeton Periskopi.